Home / Lajme / Botë / Arrin në 26 numri i të vdekurve nga ëmbëlsirat e helmuara

Arrin në 26 numri i të vdekurve nga ëmbëlsirat e helmuara

Deri më sot të paktën 26 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurë në Pakistan, pas ngrënies së ëmbëlsirave, të cilat ishin të helmuara me pesticide.

Vdekjet nga këto ëmbëlsira filluan javën e kaluar, kur një banor i provincës Punjab, kishte blerë ato për të festuar lindjen e djalit të tij, transmeton kp.

Deri më sot, autoritetet thonë se edhe 13 njerëz të tjerë kanë vdekur nëpër spitale dhe 52 të tjerë ende po trajtohen.

Policia ka arrestuar dy pronarët e dyqanit të ëmbëlsirave, ndërsa është duke u hetuar shkaku i helmimit të atyre ëmbëlsirave tradicionale pakistaneze

Policia thotë se ka gjetur një lloj të pesticideve, të cilat janë të ndaluara, brenda dyqanit prej nga janë blerë ëmbëlsirat

Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *