Home / Sport / Arsenali heq dorë nga titulli i Premierligës

Arsenali heq dorë nga titulli i Premierligës

Arsene Wenger ka thënë se Arsenali nuk duhet të shpresojë shumë në titullin e Premierligës

Skuadra e Arsene Wenger gjendet 11 pikë prapa liderit Leicester City, megjithatë ‘Topi gjinjtë’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Duke parë se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të vazhdojnë me paraqitje të mira, por mos të shpresojnë te titulli.

“Duhet të jemi realist dhe të përgatitemi vetëm për ndeshjen e radhës duke mos ëndërruar titullin”, ka thënë Wenger.

Manchester United, Manchester City e West Ham po luftojnë për një vend që dërgon në Champions. Duhet ta ruajmë këtë pozitë që kemi”, shtoi francezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *