Home / Kryesoret / Azem Syla kthehet në Kosovë, sot i dorëzohet drejtësisë

Azem Syla kthehet në Kosovë, sot i dorëzohet drejtësisë

Burime të lajmi, kanë bërë të ditur se Azem Syla sot është kthyer në Kosovë, dhe brenda një kohe të shkurtër, një ose dy orësh do të dorëzohet te organet e drejtësisë.

Prokuroria e Shtetit ka thënë se Sylën është duke e kërkuar prej më shumë se 10 ditësh, dhe se në ditën e aksionit të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve, ai nuk është gjetur në vendet e kontrolluara.

Syla përmes mediave dhe avokatit të tij, që nga dita kur është kërkuar nga policia ka thënë se nuk do t’i ikë drejtësisë, dhe se ndodhej jashtë shtetit pasi nuk ishte i njoftuar se po kërkohej.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, që dje dha dorëheqje nga ky post për t’i hapur rrugë drejtësisë, po dyshohet si pjesë e një grupi kriminal i cili është marrë me tjetërsim të pronave, edhe pse ai po e mohon këtë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *