Home / Lajme / Botë / Babai shqiptar nuk heq dorë, 250 mijë euro për të gjetur djalin e tij në Siri

Babai shqiptar nuk heq dorë, 250 mijë euro për të gjetur djalin e tij në Siri

Programi italian Mediaset “Le Iene Show” ka trajtuar në emisionin e rradhës, dramën e babait kosovar Afrim Berisha, bashkëshortja e të cilit Valbona Berisha së bashku e djalin e tyre 6 vjecar Alvin, është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar luftës së shtetit islamik ISIS.

Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit italian Luigi Pelleazza, Afrim Berisha niset drejt Turqisë ku dy kosovarë i kanë premtuar se në kontakt me shërbimet sekret turke e në shkëmbim të 250 mijë eurove do t’ia gjenë djalin e tij në Siri.

Me profesionin punëtor ndërtimi, 46 vjecari Afrim Berisha i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995.

Cifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 12 dhjetor 2014 pasi kthehet nga puna në shtëpi, nuk gjen më as djalin e vogël asokohe 6 vjec, e as bashkëshorten Valbona.

Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona merr mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik. Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.

Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit me një fluturim të agjensisë së udhëtimit Turkish Airlines e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë.

Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë në Albab, midis Aleppos e Racca e se ka ndryshuar emrin e djalit nga Alvin në Jusuf.

Konvertimi në xhihadizmin islamik i Valbona Berishës ka ardhur me anë të internetit. Në celularin që ajo pëdorte para se të nisej për Siri janë gjetur tre elemenë të rëndësishëm; 1/në profilin e saj Skype përdorte si fotografi flamurin e ISIS;

2/ emali i nisur nga një nënshtetas kosovar i njohur si foreign fighter i ISIS i cili i konfirmon se i ka blerë biletat e se mund të niset që nesër drerjt Sirisë;

3/ fotografia e Salah Abdeslam, një nga autorët e atentateve të Parisit në nëntor të 2015

Në mikrofonin e gazetarit të Iene Shoë, Luigi Peleazza, Afrim Berisha ka rrëfyer se një vit më parë ka mundur të ketë një bisedë të shkurtër telefonike me djalin e tij Alvin, i cili i ka kërkuar të vij e ta marri, pasi në vendin ku ndodhet ka bomba e luftë. Afrim Berisha me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postobllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas. Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmëve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.

Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit Luigi Peleazza, Afrim Berisha niset për herë të tretë drejt Turqisë ku e pret një ndërmjetës kosovar që në shkëmbim të 250 mijë eurove i ka premtuar ta vë në kontakt me shërbimet sekrete turke të cilët do e ndihmojnë ta gjejnë e t’ia rikthejnë djain e tij Alvin. Gazetari italian shtiret si sipërmarvës e punëdhënës i Afrimit e si dhurues i kësaj shume parash me kusht që djali të gjendet.

Telekamerat e fshehura filmojnë fillimisht takimin mes tyre e ndërmjetësve kosovarë, e më pas takimin me një grup personash që pretendojnë se janë agjentë sekretë turk. Pas marrjes së të dhënave të Valbona e Alvin Berishës, “agjentët” turk me anë të disa telefonatave, konfirmojnë se ata nuk ndodhen më në Siri e se janë larguar drejt Rusisë.

Premtojnë se do ti gjejnë por me kushtin e një pagese paraprake. Por ndërkohë, grupi i punës së gazetarëve të Iene Shoë vendos një aparat GPS nën makinën e “agjentëëe turk” e parkuar pranë vendit të takimit.

Pas përfundimit të takimit, IENE SHOW regjistron me anë të aparatin GPS vendndodhjen e makinës së “agjentëve turk” e pas disa lëvizjesh në qytet, makina ndalet pranë një kampi rom ku qëndron gjatë gjithë natës. Ky fakt evidenton se të ashtyquajturit agjentë nuk janë gjë tjetër vec mashtrues që këkojnë të përfitojnë nga drama e dëshpërimi i babait kosovar Afrim Berisha.

Kronika e gazetarit Luigi Pelleazza mbyllet duke kërkuar nga kushdo që ka miq e të afërm në Siri të shpërndajnë këtë video e të kontribojnë në gjetjen e vogëlushit tashmë 8 vjec Alvin Berisha.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *