Home / Kryesoret / Banesa e Kosta Kërpaç është kontrolluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale

Banesa e Kosta Kërpaç është kontrolluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informuan se në fillimin e muajit prill të vitit 2016 nga ana e Gjykatësit me procedurë paraprake për krimin dhe korrupsionin e organizuar dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale është dhënë urdhër për kontroll në shtëpinë e K.K.

Paraprakisht urdhri është dhënë edhe për personin juridik, pronar i të cilës në periudhën e njëjtë është i njëjti, gjegjësisht me kërkesë të PSP, Gjykatësi me procedurë paraprake për krimin dhe korrupsionin e organizuar ka dhënë urdhër për marrjen e dokumenteve nga Qendra Regjistruese në Republikën e Maqedonisë nga dy firma ( midis të cilave për njërën në periudhën e caktuar si pronar paraqitet K.K.), për të cilën ngjarje në opinion u shpërnda informacioni se Qendra Regjistruese është nën rrethim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *