Home / Kryesoret / BDI kërcënon publikuesit e përgjimeve

BDI kërcënon publikuesit e përgjimeve

Komunikata e BDI-së

Në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qëndrore të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim u vendos njëzëri që të gjithë Ministrat dhe Zëvendës Ministrat e BDIsë në Qeverinë e Maqedonisë, të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme gjatë ditës së sotme dhe që të gjitha kompetencat për vendimmarrje të mëtutjeshme janë në duart e liderit Ali Ahmeti për të rishqyrtuar politikat tona në ditët në vijim dhe për të vendosur për të ardhmën.

Që nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka luajtur rol konstruktiv drejt arritjes së zgjidhjes si dhe ka dhënë kontribut kyç në miratimin e marrëveshjes së Shkupit në mënyrë që të rikthehet stabiliteti dhe siguria në vend.

BDI gjithashtu ka punuar me përkushtim të madh në zbatimin e reformave sistemore që rrjedhin nga Marrëveshja dhe me të cilat, ndër tjerash, u themelua edhe institucioni i Prokurorisë Speciale me mandat të përkufizuar qartë për përndjekjen e veprave që burojnë nga materialet e përgjuara si dhe u instalua një Qeveri e gjërë për zbatimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.

BDI ka investuar dhe ka dhënë kontribut të pamohueshëm në këtë proces, shpesh dhe gati gjithëmonë në dëm të vetin, por në dobi të shtetit dhe shoqërisë sepse besoi me përkushtim në procesin e reformimit të mendësisë dhe të institucioneve.

Por, me keqardhje konstatojmë që ky proces tashmë është kompromituar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të distribuimit të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të Fabrikave të Aferave.

Procesi u kompromitua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e të gjitha përpjekjeve tona për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë si dhe hetimit institucional të përmbajtjes së përgjimeve dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqbërje.

Ky hap i jonëi është vazhdimësi e përpjekjeve tona të parreshtura për demokraci dhe për një sistem të reformuar shoqëror dhe politik, me ç’rast shprehim edhe indinjatë të thellë për prodhimin, tregëtimin dhe distribiumin e audio materialeve të montuara që fabrikohen me tendencë të dëmtimit të procesit dhe rënimit të përpjekjeve për reforma sistemore.

Që nga nisja e zbulimit të përgjimeve joligjore nga opozita maqedonase, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që të botohet çdo bisedë autentike joligjore që ka të bëjë me krim dhe keqpërdorim të detyrës, por në mungesë të materialeve të tilla të cilat denoncojnë korupsion ose krim nga ana e anëtarëve të BDI, qëndrat që e luftojnë BDInë qysh nga viti 2002 po prodhojnë montime dhe fabrikime të përgjimeve të cilat janë absolutisht të papranueshme dhe paraqesin metodën më të ulët dhe jonjerëzore të sulmeve politike dhe personale.

Që nga themelimi i BDIsë dhe nga pamundësia t’a dobësojnë përkrahjen absolute qytetare për Ali Ahmetin dhe BDInë, qarqe të caktuara prodhojnë falsifikate të njëpasnjëshme, duke përfshirë dosie të fabrikuara, afera koruptive të paqëna, dhe biseda të montuara si mjet i fundit për ta luftuar besimin e palëkundur të shqiptarëve ndaj BDIsë dhe për ta dobësuar faktorin politik shqiptar në Maqedoni.

BDI i denoncon këto publikime si tërësisht të pavërteta, të montuara dhe prandaj ftojmë qytetarët që mos të biejnë pre e kriminelëve dhe qëndrave tradicionalisht antishqiptare të cilët po shantazhojnë njerëz të jetës publike, biznismen, politikan dhe të tjerë me montime të krijuara në Fabrika të ndryshme Aferash dhe nëpërmjet të këtyre krimeve të paskrupullta po përpiqen që të rënojnë procesin demokratizues nga i cili kanë dobi të gjithë qytetarët.

BDI kërkon nga institucionet e vendit, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërmarrin masa të menjëhershme për ti arrestuar falsifikatorët, distribuesit dhe botuesit e përgjimeve të montuara, ndërsa njëkohësisht, si pasojë e dështimit institucional dhe manipulimit politik, BDI nuk merr asnjë përgjegjësi të vetme për daljen e situatës nga kontrolli institucional dhe mundësisë së zbatimit individual të gjyqësisë dhe drejtësisë.

BDI fton njëkohësisht edhe Prokurorinë Speciale që të kyçet menjëherë në hetimin e këtij krimi të rëndë i cili po synon dëmtimin personal publik të figurave shoqërore dhe po cënon edhe punën e këtij institucioni i cili ka përgjegjësinë ligjore për bisedat e përgjuara të cilat tashmë po tregëtohen dhe po përpunohen në tregun e zi gjithandej në rajon.

Por, për arsye të së mirës së përbashkët të shoqërisë, procesin e reformit sistemor do ta çojmë deri në fund sepse vetëm zbatimi i reformave e bën këtë vend më të qëndrueshem dhe jo peng të fabrikantëve dhe krimineleve në nëntokë dhe në politikë.

BDI nuk është shkaktare e krizës, por është zëri i arsyes dhe promotor i zgjidhjes dhe tashmë viktimë e devalvimit dhe kompromitimit të procesit. Andaj dhe vendosi t’i tërheq të gjithë anëtarët e vet aktual nga pushteti ekzekutiv dhe nuk do të toleron degjenerim të procesit, cënim të gjykimit të sovranit, instalim në skenën të poltronistëve të nëntokës si dhe njëkohësisht fton qytetarët që mos të biejn pre e asnjë montimi, krimi, shpifjeje ose përpjekjeje që bëhet qëllimisht për ta dëmtuar procesin reformues nëpërmjet të provokimit të reagimit joracional nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *