Home / Kryesoret / BDI kërkon tërheqjen e vendimit nga Ivanov, LSDM kërkon shtyerjen e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e të njejtave më 5 qershor

BDI kërkon tërheqjen e vendimit nga Ivanov, LSDM kërkon shtyerjen e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e të njejtave më 5 qershor

Maqedonia gjendet sërish në një krizë të thellë politike, shpëtimi i vetëm gjendet në një kompromis të cilën duhet ta arrijnë katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni. Pas dështimit të takimit në Vjenë të katër liderëve, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, aktualisht të gjitha partitë politike janë duke heshtur në lidhje me zgjedhjet e 5 qershorit.

Deklarata e fundit e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën austriake “Standard” ka tronditur Maqedoninë, për shkak se ai përdori një fjalorë diplomatik ku tha “Çfarë zgjedhje? Ju talleni”. Kjo deklaratë e Ahmetit është një mesazh i madh për partitë politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe Bashkësin ndërkombëtare.

Nëqoftëse BDI merrë vendim përfundimtar që mos të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, atëherë përfundimisht zgjedhjet nuk do të mbahen më 5 qershor, për shkak se edhe partia më e madhe maqedonase në opozitë paralajmëroi bojkot. Këtë qëndrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë e ka sqaruar zëdhënësi i ksaj partie, Bujar Osmani. Sipas Osmanit ekzistojnë disa mundësi për të tejkaluar krizën.

Ai thotë se vendimi për zgjedhje m 5 qershor është sjellur nga katër partitë më të mëdha politike dhe ata parti duhet të jenë pjesë e procesit zgjedhorë. Për BDI-në nuk ka dilem se kushtet nga marrëveshja e Përzhinos duhet të përmbushen me qëllim që opozita të merrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

BDI qëndrimin e vet në lidhje me zgjedhjet është duke e rishikuar pas vendimit të fundit të Presidentit Ivanov, i cili vendosi që të falë 56 persona, kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët dyshohen se kanë bërë krime të rënda gjatë 10 viteve të fundit. BDI propozon që të mbahet një takim mes liderëve të partive politike së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, dhe me këtë bëhet edhe një përpjekje për ti tejkaluar mosmarrveshjet, kryesisht mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Në të kundërtën shkaktohet një kaos, thonë nga partia shqiptare në pushtet, BDI.

Si një nga propozimet e kësaj partie është formimi i një koalicioni të zgjeruar e cila do të kishte obligime të sakta deri në terminin e rregullt për zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen në vitin 2018. Mirëpo kushti i BDI-së, është që të tërhiqet vendimi i Presidentit Ivanov, dhe ai të japë dorëheqje. “Nëse nuk ndodh kjo, atëherë zgjedhjet më 5 qershor nuk do të ketë”, porosisin nga BDI.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *