Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Qëndrimet janë marrë me një zë.

BDI: Qëndrimet janë marrë me një zë.

Mbledhja ka qenë konstruktive dhe qëndrimet janë marrë me një zë. Mbrëmë disa portale shkruajtën kinse dominim një luftë e ashpër brenda BDI-së, ku mbrëmë u mor vendim që kjo parti të braktisi qeverinë.

“Mbledhja ka qenë konstruktive, pa tensione dhe vendimet janë marrë me një zë”, kanë thënë burimet brenda kësaj partie për Aktuale.mk.

Portale të vendit shkruan se është shpërfaqur një rivalitetet përbrenda BDI-së me çka kërkohet një reformë të thellë brendapartiake, gjë të cilën kjo parti në kontinuitet e ka proklamuar.

Kryesia e kësaj partie ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse pranë kryetarit të partisë Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *