Home / Kryesoret / BE, ndalesa në Shengen për të gjithë zyrtarët

BE, ndalesa në Shengen për të gjithë zyrtarët

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” jep alarmin për çmimin që do të duhet të paguajë vendi, në rast të mos tërheqjes së vendimit të presidentit Ivanov për amnistimin e 56 zyrtarëve. Në një artikull me titullin: “Amnistia nga presidenti i Maqedonisë shkakton trazira civile”, mes të tjerash kjo gazetë citonte një zyrtar të lartë të BE-së, i cili ka thënë se “vendet perëndimore mund të veprojnë në mënyrë më agresive ndaj kreut të VMRO-së Nikolla Gruevski dhe zyrtarëve të tjerë të lartë maqedonas, nëse vendimi për amnisti nuk tërhiqet nga Ivanovi. Mes ndëshkimeve të mundshme janë në diskutim ndalimi i udhëtimit të zonën Shengen të BE-së për të gjithë zyrtarët maqedonas, tërheqja e asistencës për Shkupin ndaj krizës me emigrantët si dhe ndalesë e mbështetjes për anëtarësimin e vendit në BE e NATO.”

Wall Street Journal vazhdon më tej, kur nënvizon se Brukseli beson se vendimi për amnisti i presidentit Ivanov kishte për qëllim mbrojtjen e një rrethi të ngushtë të VMRO-së në pushtet, si dhe kreut të partisë Gruevski. Madje, disa diplomatë në Shkup thonë se ndoshta, presidenti Ivanov ka vepruar vëretet pa pëlqimin e VMRO-së.

Në komentin e kësaj gazete theksohet se tensionet nënvizojnë shqetësimet e BE-së reth kthesës që mund të përjetojë vendi në drejtimin nacionalist dhe autoritar, sikurse një pjesë tjetër e vendeve post-komunite të Evropës Lindore, vitet e fundit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *