Home / Kryesoret / BE: Në Vjenë do të shpëtohet marrëveshja e Përzhinës

BE: Në Vjenë do të shpëtohet marrëveshja e Përzhinës

Shpëtim dhe respektim, si dhe implementim i marrëveshjes së Përzhinës, e jo arritje e marërveshjes së re për dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë. Ky, siç theksuan për MIA-n nga Bashkimi Evropian, do të jetë qëllimi i takimit të ri të liderëve, të njerëzve të parë të katër partive më të madha politike VMRO-DPMNE, LDSM, BDI dhe PDSH, që në organizim të eurokomisarit për bisedime për zgjerim Johanes Han dhe tre eurodeputetëve Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan të premten (22 prill) do të mbahet në Vjenë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

E pyetur pse Vjena, e jo Brukseli ose Shkupi është zgjedhur për vend të bisedimeve dhe nëse Han me Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin do të bisedojnë për aritje të një marrëveshje të re dhe cili është plani i BE-së për bisedimet të premten, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq theksoi se qëllimi është shpëtim i marrëveshjes së Përzhinës.

“Do të thoja pse jo Vjena: Mund të them se është mirë e njohur se është dërguar ftesë-letër në emër të komisarit Han dhe tre eurodeputetëve kushtuar kësaj çështje për mbledhje me liderët politikë nga IRJ e Maqedonisë që duhet të ndodhë në Vjenë këtë të premte më 22 prill. Qëllimi i mbledhjes është që të diskutohet për mënyrat e zgjidhjes së krizës dhe të sigurohet se liderët do të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe me prioritetet reformuese që të tregohet vullnet që ta kthejnë pas në rrugën euroatlantike dhe kjo i jep përgjigje pyetjes së dytë të pyetjes lidhur me vetë marrëveshjen”, theksoi Kocijançiq.

Sipas informacioneve nga Eurokomisioni, edhe pse nuk është përzgjedhur vendi i saktë ku do të mbahet mbledhja në kryeqytetin e Austrisë, spekulohet për në selinë e BE-delegacioni në Vjenë ose në selinë e OSBE-së. Vetëm dihet se mbledhja të premten do të fillojë në orën 11 dhe pritet të zgjasë gjatë për shkak të përvojës paraprake të të gjithë të prekurve gjatë bisedimeve të këtilla në të kaluarën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *