Home / Kuriozitete / BE reagon për vendimin e Ivanovit

BE reagon për vendimin e Ivanovit

Bashkimi Evropian vendimin e sotëm të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve që janë nën hetim e vlerëson si shqetësues dhe rikujtoi se shteti ka për detyrë ta promovojë drejtësinë dhe luftën kundër mosndëshkimit, njofton Portalb.

“Vendimi i sotëm i presidentit Ivanov për faljen e disa funksionarëve ka shkaktuar shqetësim serioz. Po bëhet në kohë kur të gjitha partitë duhet të gjejnë mënyrë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. U bëjmë thirrje të gjithë palëve që t’u ikin rreziqeve që i shembin përpjekjet disavjeçare të shtetit që me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ta përforcojë sundimin e së drejtës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Nga atje shprehin gatishmëri për përkrahje të Prokurorisë Speciale dhe kërkojnë që “të vazhdojë t’i hetojë problemet serioze të cilët kanë qenë të fshehura vitin e kaluar”, transmeton Portalb.

“Është e rëndësishme që të ketë zgjedhje të besueshme dhe të mbahet vendi në rrugën euro-atlantike. Të gjitha partitë të kthehen në dialog dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkët”, shtojnë nga BE.

Përndryshe sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *