Home / Kryesoret / Bekim Maksuti i papranueshëm për Dimitrievin

Bekim Maksuti i papranueshëm për Dimitrievin

Bekim Maksuti i njohur për opinionin që në vitin 2012 në uniformën e ARM-së së bashku me ministrin e mbrojtjes, Fatmir Besimi u përkulën para përmendores së UCK-së në Sllupçan nuk mori vizën e kryeministrit Emil Dimitriev për zëvendës ministër.

Në listën e dërguar në Parlament, me ministra dhe zëvendës ministra të propozuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe të nënshkruar nga Dimitriev, mungon vetëm emri i Maksuti. Parlamenti sot duhet që ta votoje përbërjen e re të BDI-së.

Se dikush prej kandidatëve të propozuar për funksionar qeveritar janë problematik, mbrëmë informoi edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski,i cili theksoi se me Ali Ahmetin kanë pasur një bisedë të gjatë dhe se BDI-së  ka pasur shumë pak kohë për analizimin e kandidatëve.

Sipas listës me propozimet zyrtare për ministra dhe zëvendës ministra të rinj, është e qartë se Maksuti nuk ka kaluar te VMRO-DPMNE, por dhe se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka dhënë propozim të ri në vend të tij.

Tani lista zyrtare në vend të 12 propozimeve i ka 11 propozime për ministra dhe zëvendës ministra. Nga BDI-ja për momentin nuk ka informacione nëse do të propozojnë emër të ri për shkak të Maksutit ose deri në zgjedhje, Qeveria do të funksionoje pa zëvendës ministër në resorin e mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *