Home / Kryesoret / Bexheti apel BDI-së: Mos u merrni me Ivanovin, së paku njëherë mbani fjalën!

Bexheti apel BDI-së: Mos u merrni me Ivanovin, së paku njëherë mbani fjalën!

Akademiku Abdylmenaf Bexheti pas skandalit të Ivanovit ju bën apel BDI-së që të paktën këtë rradhë të mbajnë fjalën duke mos u marrë me Ivanovin.

“Veprimi sotëm i Ivanovit nuk është dyfytyrësi por paftyrësi! Të gjitha tre arsyet që i shpjegon për këtë veprim, në fakt janë krejtë të kundërta me atë që thot.

E para, është pikërisht në funksion të shpëtimit të shefave të tijë partiak. Përpjekja për të ,,mjegulluar,, sadopak këtë, duke e plotësuar ,,listën,, me një viktimë politike të partisë së tijë dhe gjoja abolim edhe të opozitës, pa e kërkuar askush këtë.

E dyta, është naivitet të mendojë se i besojmë-ndoshta për këtë ska konsultuar askënd që tangon vendimi i tijë sepse nuk e ka atë komoditet. Ata vetë ia kanë pregaditë skenarin, që nga vendimi antikushtetues i Kushtetueses, ia kanë koncipuar vendimin (dekretin) dhe ia kanë imponuar për nënshkrim. Ai këtë rol e ka, asnjëherë ska dëshmuar diçka ndryshe.

E treta, sipas tijë fillimi i fundit të krizës që ai e paralajmëron është vetëm se kulmi i sajë. Vërtet së shpejti do jetë fundi se ska mbetur gjë. Këtu është fundi i shkatrimit të institucioneve. Zatën gjitha diktaturat ashtu përfundojnë. Brenga e tijë për ndarje brenda etnike maqedonase është brengë për tolerancë multietnike.

Për të mos vazhduar me tej, gjitha përpjekjet për arsyetim të tijë me ,,homogjenizim,, kanë një shpjegim: ,,notoni cekët në breg-prapanica ju duket,,!
Maqedoninë e përbashkët nuk ju lejomë ta dërgoni nën sjetullat e Lindjes dhe Putinit! Kemi qenë dhe mbetemi në orbitat Perendimore.

Prandaj, miqësisht apeloj te BDI (pavarësisht që më konsiderojnë oponent), nëse mendoni sadopak për shtetin që aq shumë e deshët si të përbashkët, shkëputeni nga ,,Titaniku,, i diktaturës në shkatërim. Së paku ndiqni udhëzimet e ndërkombëtarëve. Më mirë sot se nesër edhe ashtu kjo do të ndodhë!
Më mirë një fund i tmerrshëm për partnerin se sa tmerr pa fund bashkë me atë” shkruan Bexheti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *