Home / Lajme / Maqedoni / Bie çmimi i medikamenteve prej sot !

Bie çmimi i medikamenteve prej sot !

Prej sot hyjnë në fuqi të gjitha çmimet e reja të zvogëluara të 165 ilaçeve. Bëhet fjalë për uljen e nëntë të çmimeve të ilaçeve në pajtim me metodologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë. Kursimi i
përgjithshëm i kësaj ulje të çmimeve të ilaçeve është mbi 653.000 euro.

Këtë në konferencë për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili tha se deri më tani me tetë uljet paraprake të çmimeve të ilaçeve, janë kursyer mbi 33 milionë euro në sistemin shëndetësor. Një pjesë e këtyre mjeteve, theksoi, janë kursyer nga ana e institucioneve publike shëndetësore dhe shëndetësisë në përgjithësi si sektor, ndërsa një pjesë janë kursime të qytetarëve përmes uljes së çmimit të ilaçeve në farmacitë.

Drejtoresha e Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë, Marija Darkovska Serafimovska tha se shumica e ilaçeve në vazhdimësi ulen disa herë, ndërsa disa prej tyre në vazhdimësi në të gjitha nëntë fazat të revizionit të çmimeve.

“Ulje të çmimit për 15 për qind ka re hokoncil, ky është amoksicilin me emër gjenerik, do të thotë antibiotik. Ka ulje të madhe të çmimit te ilaçet mirzaten dhe velafaks të cilët shfrytëzohen për trajnim të depresionit. Sa i përket ilaçeve spitalore ka ulje të çmimit të fludarabin (për trajnim të leukemisë krinike), topotekan (për trajnim të kancerit në vezore dhe qafën e mitrës), liksumia (tretës për injektim për diabetes melitus tip 2). Ulet edhe çmimi i sandostatin lar (hormon për rritje), eilea (ilaç për degjenrim makular në oftalmologji)”, shtoi Darkovska Serafimovska.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *