Home / Kryesoret / Biografia e zëvendëskryeministrit Festim Halili

Biografia e zëvendëskryeministrit Festim Halili

Festim Halili është emëruar  zëvendëskryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit, në vend të Musa Xhaferit. Halili është ligjërues në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, ndërsa në vitin 2014 doktoroi  në lëmin e Shkencave Kompjuterike. Momentalisht Festimi është edhe udhëheqës i zyrës për Menaxhim me Projekte pranë USHT-së, ku me punën e tij ka arritur të dëshmohet në shumë projekte kombëtare e ndërkombëtare. Festim Halili nga Tetova arriti që të botojë 14 punime shkencore në revista me impakt faktor, si dhe të prezantoj rezultatet e hulumtimeve të tij në konferenca të ndryshme ndërkombëtare në Madrid të Spanjës, Korenë e Jugut, Tunis, si dhe në vendet e rajonit. Ai është një nga tre kandidatët nga Maqedonia që në vitin 2013 fitoi bursë specializimi nga fondacioni Britanik British Scholarship Trust, ku qëndroi për hulumtime shkencore në universitetin Londinez Royal Holoëay dhe nën udhëheqjen e profesorit specialist të fushës së Teknologjisë së Orientuar në Shërbime Prof.Dr. Jose Luis Fiadeiro. Po të njëjtin vit, në një konkurencë mjaft të forte, fiton çmimin “Shkencëtar i ri i vitit” nga FRI. Në vitin 2012 ai udhëhoqi studenten e vetme nga Maqedonia dhe rajoni që fitoi bursën prestigjioze nga kompania Google In.Ka qenë student në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Festim Halili është lindur në Reçicë të Vogël të Tetovës, më 5 Maj të vitit  1984. Shkollën fillore e ka mbaruar në ,,Naim Frashëri”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, drejtimi matematiko-natyror.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *