Home / Kryesoret / Bisedë telefonike Ahmeti-Han, për situatën në vend

Bisedë telefonike Ahmeti-Han, për situatën në vend

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një bisedë telefonike që ka patur me Еurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn, ka shprehur gatishmërinë që të zbatohet deri në fund marrëveshja e Shkupit, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.
Në një bidedë miqësore telefonike, sigurova Komisionerin Johannes Hahn se BDI mbetet e përkushtuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit dhe përfundimit të pregaditjeve për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.
Gjithashtu falenderova z. Hahn për angazhimin e tij të madh në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe ia përsërita përcaktimin tonë që mos të lejojmë asnjë qendër që të na devijoj nga rruga e përforcimit të demokracisë dhe reformave sistemore.
Komisioneri Hahn u shpreh i gatshëm që të ndihmon procesin edhe më tej në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *