Home / Kryesoret / Bisedë telefonike e Zaevit me Mogerinin

Bisedë telefonike e Zaevit me Mogerinin

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dje përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe e ka përsëritur qëndrimin e partisë se korniza e definuar me marrëveshjen e Përzhinës është vendimi i vetëm real i krizës së rëndë me të cilën ballafaqohet vendi ynë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Republikës së Maqedonisë i nevojiten zgjedhje kredibile me listë zgjedhore të pastruar, reforma mediale dhe pa presione. Zaev e njoftoi Mogerinin se opozita nuk i tërhoqi deri më tani anëtaret e KSHZ-së për ta siguruar praninë e saj dhe kontrollin në proces dhe të parandalojë manipulime dhe keqpërdorime të mundshme”, shtohet në kumtesë.

Në këtë temë, siç njoftojnë nga LSDM-ja, do të debatohet edhe në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit dhe propozimi i LSDM-së do të jetë kjo pjesëmarrje të vazhdojë që të parandalohen manipulime eventuale me listën zgjedhore./MIA/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *