Home / Lajme / Maqedoni / Bozhinovski i arrestuar: Pistoleta e Mijalkovit që u zbulua në Beograd ishte për të më vrarë mua

Bozhinovski i arrestuar: Pistoleta e Mijalkovit që u zbulua në Beograd ishte për të më vrarë mua

Policia serbe në Novi Sad e ka arrestuar Zoran Bozhinovskin, njërin prej të dyshuarve në rastin ‘Spiun’ për të cilin procedura është ndërprerë deri në ekstradimin e tyre në vend, transmeton TetovaSot.

Bozhinovski më shumë vite është duke jetuar në Novi Sad, ku u arrestua pas hapjes së lëndës ‘Spiun’ para më shumë se tre ditëve, kaluan edhe më shumë muaj në burgun ekstradues, pas së cilës u lëshua që të mbrohej në liri deri në përfundimin e procedurave para gjykatave serbe.

Para disa kohës është zhvilluar një bisedë me Bozhinovskin në Novi Sad ku ai në një intervistë më të gjatë se një orë flet për motivet rreth ‘Spiun’, pse duan që ta përfshijnë në atë lëndë, duke përfshirë edhe incidentin në aeroportin e Beogradit, ku në bagazhin e drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov u zbulua një pistoletë.

“Mijalkov ka pasur pistoletë edhe dorëza, ndërsa me atë pistoletë duhej që njerëzit nga Klani i Zemunit të më vrasin. Por, pas zbulimit të pistoletës puna është ndërprerë. Kam pasur takime me njerëzit nga Klani i Zemunit ku i zbardhëm punët”, theksoi Bozhinovski.

Ai sqaroi se pushtetarët e kanë aktivizuar rastin ‘Spiun’ pas takimeve të tij me Vane Cvetanov, ish drejtor i Drejtorisë për pengimin e shpërlarjes së parave, njëra në Sofje dhe e dyta në Vranjë, ku Cvetanov i ka premtuar se do t`ia jap rastet për shpërlarjen e parave.

Ashtu si thotë Bozhinovski, pas arritjes në Maqedoni, Cvetanov menjëherë është burgosur.

Në portalin e tij ‘Burevesnik’ ka publikuar më shumë informacione për njerëzit nga pushteti, ndërsa në mesin e posteve të vendosura në portal dhe profilin e tij është edhe pyetja e drejtuar deri te Trajko Velanoski: a është e saktë, gjegjësisht çka kanë kërkuar djelmoshat e vrarë në Liqenin e Smilkovcës, para ngjarjes te shtëpia e tij?

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *