Home / Kryesoret / Bozhinovski informatë shokuese për vrasjen në Smilkovc

Bozhinovski informatë shokuese për vrasjen në Smilkovc

Gazetari dhe pronari i portalit „Burevesnik“, Zoran Bozhinovski në profilin e tij në Facebook, ka postuar detaje të reja për rastin e Liqenit të Smillkovës. Disa portale kanë rikthyer për rikujtesë këtë postim të lansuar në vitin 2015.

Ja postimi i plotë me pyetje i parashtruar nga Bozhinovski:

„Atë që sot e mora vesh për rastin e LIQENIT TË SMILLKOVËS dhe që e posedoj, nuk guxoj ta publikoj pa përgatitje dhe mbrojtje përkatëse. Por, publikisht mund të parashtroj dy pyetje:

1. Zotëri TRAJKO VELJANOVSKI, çfarë kërkuan tek JU në shtëpi të rinjtë, disa orë para se të vriteshin?

2. A jeni i përgatitur JU Zotëri Veljanovski të dëshmoni për këtë rast në poligraf: JU, bashkëshortja e juaj, djali dhe bija, si dhe anëtarët e sigurimit tënd?
LUTJE PUBLIKE tek të gjithë ata që po e lexojnë këtë, ndërsa keni vullnet të mirë: shpërndajeni këtë shkrim! Në burg gjenden njerëz plotësisht TË PAFAJSHËM….“, shkruan Bozhinovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *