Home / Kryesoret / BPRM: Rënie drastike e investimeve të huaja në Maqedoni, nga 32.84 milion në 1.98 milion euro

BPRM: Rënie drastike e investimeve të huaja në Maqedoni, nga 32.84 milion në 1.98 milion euro

Sipas statistikave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, saldoja e investimeve direkte në shtet, gjatë muajit janar ishte 1.98 milion euro, transmeton TetovaSot.

Krahasuar me periudhën e njëjtë, në janarin e vitit të kaluar, është treguar një ulje prej 30 milion euro, që është niveli më i ulët për pesë vitet e fundit.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2011 kanë qenë 35.16 milion euro.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2012 kanë qenë 38.48 milion euro.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2013 kanë qenë 36.78 milion euro.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2014 kanë qenë 23.23 milion euro.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2015 kanë qenë 32.84 milion euro.

Investimet direkte të huaja në janarin e vitit 2016 kanë qenë 1.98 milion euro.

“Kriza politike po e merr tatimin”, deklaroi analisti ekonomik, Visar Ademi. Ai theksoi se pritet që të ulet tempoja e investimeve të huaja në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *