Home / Kryesoret / Canovski: Ivanov të tërheq abolimin, për “Kosomosin” të ballafaqohemi në gjykatë

Canovski: Ivanov të tërheq abolimin, për “Kosomosin” të ballafaqohemi në gjykatë

Partia për ardhmëri evropiane e Fijat Canovskit kërkon dorëheqje nga kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili ka dhënë urdhrin për rrënimin e objektit “Kosmos”. Kreu i kësaj partie respektivisht pronari i “Kosmosit” Fijat Canovski gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur para objektit komunal, shprehu zhgënjimin nga prishja e investimit të tij dhe kërkoi zbardhjen e rastit deri në fund. Njëherit u kërkua anulimi i abolimit të kryetarit të shtetit, dhe përgjegjësia ligjore dhe morale e gjithë atyre që kanë marrë pjesë në rrënimin hakmarrës të objektit të tij afarist si Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Toni Trajkovski dhe inspektorja ndërtimore që ka konstatuar gjoja parregullsi në ndërtimin e objektit. Canovski tha se tashmë ka ngritur procedurë për dëshmpërblim para Gjykatës së Stazburgut pasi që gjykatat e rregullta të vendit nuk e kanë pranuar ankesën e tij.

“Do ti bëjë thirrje kryetarit të komunës që të kërkojë tëheqjen e abolimit. E shoh se kohës së fundit diçka po nxjerr disa dokumente. Le të dalë të ballafaqohemi në gjykatë publikisht dhe të dëshmojmë se kush ka të drejtë e kush jo. Raste të tilla jo vetëm në Maqedoni por nuk ndodhin askund në botë, të dëmtohen investitorët. Unë kam bërë kërkesë për dëmshpërblim por jo këtu pasi gjykatat e politizuara menjëherë më kanë refuzuar, jam ankuar në Strazburg”, ka deklaruar Fiat Canovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *