Home / Lajme / Maqedoni / Canovski porosi Gruevskit: A do ta paguash ti apo me Milen dëmin prej 68 milionë eurove

Canovski porosi Gruevskit: A do ta paguash ti apo me Milen dëmin prej 68 milionë eurove

Biznesmeni strugan Fijat Canovski përmes rrjetit facebook i ka shkruar porosi ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit Mile Janakievski se ata i kanë borxh dhe ata do t’ia paguajnë dëmshpërblimin prej 68 milionë eurove.

“Ju pyes se kush do të paguajë borxhet nga rrënimi i Kosmosit, që është një vlerë prej 68 milionë euro. A do të paguash ti apo bashkë me Mile Janakievskin, apo do ta leni që këtë ta paguajë populli i varfër i Maqedonisë”.

Ai ka shkruar se ka shumë pyetje drejtuar Gruevskit, por këtë do ta bëj në gjykatë, kur do të fillojë funksionimi i saj.

“E vërteta sillet, por del në sipërfaqe. Dikush do të përgjigjet për ate që i ka bërë familjes sime dhe tërë qytetit”, ka shkruar Canovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *