Home / Kryesoret / Çfarë do të sjell Vjena? Betonim të 5 qershorit apo edhe një shtyrje tjetër?

Çfarë do të sjell Vjena? Betonim të 5 qershorit apo edhe një shtyrje tjetër?

Pas vendimit për falje grupore nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, që shkaktoi revoltë në vend, komuniteti ndërkombëtar po ndërmerr hapa konkret për qetësimin e situatës. Të dhënat e fundit thonë se të premten në Vjenë është caktuar takimi i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, njofton Portalb.

Paralajmërimi për takim vjen pas qëndrimeve thuajse të betonuara të dy partive më të mëdha maqedonase. LSDM konfirmon se nuk do të del në zgjedhje pasi nuk ka kushte për këtë ndërsa VMRO DPMNE është e prerë se më 5 qershor qytetarët do të zgjedhin udhëheqësit e tyre.

A janë paralajmërimet për takim presion ndaj opozitës për t’u betonuar 5 qershori si datë për zgjedhje apo bëhet fjalë për diç tjetër? Në lojë mund të hyj edhe shtyrja e zgjedhjeve, tërheqja e vendimit për falje, kthimin e Marrëveshjes së Përzhinos, me mundësi për marrëveshje të re të Vjenës. Në përgjithësi, të gjitha mundësitë janë të hapura.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *