Home / Kryesoret / CIVIL:Nuk ka kushte për zgjedhje të lira

CIVIL:Nuk ka kushte për zgjedhje të lira

Me rastin e vendimit për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare, CIVIL – Qendra kumton se as së largu nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme më 5 qershor të vitit 2016.Këtë qëndrim CIVIL e bazon në raportet e vëzhgimit afatgjatë të situatës në terren.“Situata politike në vend është duke u përkeqësuar përditë, ndërsa tensionet dhe dhuna që u përshkallëzuan në ditët e fundit, në mënyrë plotësuese krijojnë pengesa të pakapërcyeshme për mbajtjen e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë dhe të sigurt. Marrëveshja për tejkalimin e krizës politike nuk është zbatuar plotësisht, e edhe ato pjesë të marrëveshjes që janë zbatuar, ballafaqohen me obstruksione të vazhdueshme nga pushteti.Puna e Prokurorisë Publike Speciale, e cila duhet t’u japë përfundim juridik indikacioneve për abuzime masive, krim dhe mashtrim zgjedhor të kryer nga zyrtarë të lartë të pushtetit – vazhdimisht pengohet. Me veprimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit, puna e këtij institucioni vihet në pyetje.Lista e Votuesve nuk është pastruar, mediat janë ende nën kontroll pothuajse të plotë të pushtetit, përditë shohim shembuj të qartë se partia dhe shteti nuk janë të ndarë dhe se masovikisht keqpërdoren resurset shtetërore dhe paratë publike për fushatë të shtrenjtë, agresive dhe të pistë partiake. Dhuna strukturore dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut janë të vazhdueshme.Institucionet në vazhdimësi keqpërdoren për qëllime partiake. Të punësuarit në administratë janë nën presion të vazhdueshëm dhe kërcënim për vendin e punës, nëse nuk veprojnë saktësisht sipas urdhrave të partive në pushtet. Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve janë të shantazhuara, punëtorët, bujqit, studentët, pensionistët – manipulohen dhe sillen në pozitë të padenjë me qëllim që të detyrohen në dëgjueshmëri ndaj partive në pushtet.CIVIL do të vazhdojë me vëzhgimin e procesit zgjedhor, pavarësisht se si do të vazhdojë ai, si dhe pavarësisht bojkotit të paralajmëruar të partive opozitare”, thonw nga endra Civil. Mw tej theksohet se Një ekip prej treqind njerëzve në të gjithë vendin vazhdimisht do të vëzhgojnë situatën dhe do të informojnë rregullisht qytetaret dhe qytetarët për të gjitha rastet e abuzimeve në kontekstin e zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *