Home / Kryesoret / Dëmtohet zyra e VMRO-DPMNE-së në Shkup

Dëmtohet zyra e VMRO-DPMNE-së në Shkup

Persona të panjohur mbrëmjen e djeshme kanë dëmtuar zyrën e partisë politike VMRO-DPMNE në rrugën “Vostaniqka” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 1.30, në polici është denoncuar se në objektin në rrugën “Vostaniqka” ku është vendosur selia e partisë “VMRO-DPMNE”, nga ana e disa personave të panjohur janë thyer xhamat nga dera hyrës dhe dritaret anësore nga të dyja anët e derës.

Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *