Home / Kryesoret / Deputetët do ta shqyrtojnë propozimin e SHGM-së për reformat në medie

Deputetët do ta shqyrtojnë propozimin e SHGM-së për reformat në medie

Në seancën e sotme parlamentare, në rend dite është vendosur Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale, me procedurë të shkurtuar.

Propozimi deri në Parlament është dërguar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dhe Sindikati i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial, ndërsa në procedurë e lëshoi LSDM-ja.

Ky propozim ligj është bërë sipas propozimeve të ndërmjetësuesit Piter Vanhoute dhe llogaritet si një shans për arritjen e marrëveshjes për reforma në sferën mediale që është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, pasi që bisedimet nga Klubi i deputetëve u transferuan në Parlament.

Sipas informacioneve jo zyrtare, SHGM, propozimin e ka dërguar në koordinim me ndërmjetësuesit ndërkombëtar në proces, të cilët janë edhe garantues të Marrëveshjes së Përzhinos dhe prej të cilëve pritej që të bëhej presion ndaj partive politike për ta pranuar këtë zgjidhje. A do të kanë sukses në këtë gjë, do të shikohet në seancën parlamentar

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *