Home / Kryesoret / Derbit e futbollit në botë luhen për tifozët, kurse në Maqedoni për karriket, Vardari dhe Shkëndija pa publik mysafir

Derbit e futbollit në botë luhen për tifozët, kurse në Maqedoni për karriket, Vardari dhe Shkëndija pa publik mysafir

Para derbit të së dielës ndërmjet “Vardarit” dhe “Shkëndijës” që do të luhet në Shkup, e e cila ndeshje mund të vendosë për kampionin, drejtuesit e “Vardarit” kanë dalë me komunikatë. Ata bëjnë thirrje që të respektohet rregullat, në mënyrë që t’i shmangen incidenteve që ndodhën të dielën e kaluar.

“Ndeshja mes “Vardarit” dhe “Shkëndijës” në kuadër të javës së 29-të të LPFM-së, që do të luhet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ të dielën, prej orës 16:00, është shpallur e rrezikut të lartë. Në marrëveshje me organizatorin FFM dhe MPB, është vendosur të mos ketë tifozë mysafirë në stadiumin ‘Filipi i dytë’. “Vardari” apelon sërish që tifozët e “Shkëndijës” të mos vijnë me vetiniciativë në stadium. “Vardari” do të marrë të gjitha masat për ndalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme. Për këtë qëllim, biletat do të shiten vetëm me letërnjoftime. Biletat do të shiten te stadiumi në ditën e lojës, prej orës 10:00-15:45. Biletat do të shiten edhe të premten dhe të shtunën, prej orës 10:00-16:00 dhe do të kushtojnë 100 “denar”, vetëm në tribunën jugore. “Vardari” i fton të gjithë simpatizuesit për anim korrekt”, – thuhet mes tjerash në komunikatën e “Vardar”-it

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *