Home / Kryesoret / Deri të hënën do të kontrollohen edhe 60.000 votues të dyshimtë

Deri të hënën do të kontrollohen edhe 60.000 votues të dyshimtë

Kontrolli i Listës Zgjedhore do të përfundoje deri të hënën, thuan nga Komisioni Shtetëror zgjedhor.

Prej atje thuan se kontrolli në terren po shkon në mënyrën më të mirë dhe se do të respektohen të gjitha afatet. Nga Komisioni thuan se janë të pakënaqur nga kërkesa e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për t`i tërhequr të dhënat me listën e votuesve.

“Deri më tani kemi mbushur 20.600 pyetësor. Në disa komuna, kontrolli është kah fundi, por në disa vende po shkon më rëndë. Më shumë punë kemi në Karposh dhe në Kumanovë.

Shpresojmë se deri me 3 prill do të kemi sukses që t`i kontrollojmë edhe 60.000 votues, për shkak të kësaj po punojmë me ekipet e forcuara”, theksoi Lupka Gugucevska, këshilltar në KSHZ.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *