Home / Lajme / Kronika e zezë / Disa persona të panjohur rrahin 3 veta nga Tetova

Disa persona të panjohur rrahin 3 veta nga Tetova

31 vjeçari V.P nga Tetova, dje rreth orës 19 e 30 minuta, duke lëvizur së bashku me dy miq në drejtim të shtëpive të tyre në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, nga dy makinat “BMË” dhe “Daewoo Matiz”, kanë dalë 8-9 persona dhe e kanë sulmuar, njofton SPB-Tetovë.

Ndërsa shokët e tij kanë ikur nga vendi për të kërkuar ndihmë, kurse personat kanë përdorur sende të forta duke e goditur dhe rrahur 31 vjeçarin V.P në kokë dhe në pjesët e trupit duke i shkaktuar plagë të dukshme dhe më pas kanë ikur.

Një fqinji i tij e ka dërguar të lënduarin V.P spitalin klinik në Tetovë për ndihmë, por për shkak të lëndimeve ai është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Janë marr të gjitha masat dhe aktivitetet për të identifikuar të gjithë të përfshirë të cilët do të përballen me parashtresat e duhura.

***********

Mbrëmë rreth orës 20, në Stacionin Policor të Tetovës kanë ardhur dy djem nga 20 vjeç F.H nga Tetova dhe A.H kanë raportuar se një orë më parë, deri sa po ecnin përgjatë rrugës “Ivo Lola Ribar” në sheshin e qytetit në Tetovë, u ndeshën me disa persona të panjohur, anëtarë të grupit të tifozëve të Tetovës të cilët fizikisht i kanë sulmuar ato, duke goditur me grushta nëpër koka dhe trup. Në ndërkohë, ata i kanë ndarë dy persona të cilët i janë ndaluar me një automjet, dhe më pas sulmuesit me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga sulmi, F.H ka marr lëndime të dukshme së bashku me A.H janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë trajtuar me ndihmë mjekësore dhe vonë janë liruar nga spitali.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *