Home / Lajme / Maqedoni / Do të gjobiten në të holla mjekët që u fotografuan duke operuar

Do të gjobiten në të holla mjekët që u fotografuan duke operuar

Dy kirurg dhe punëtorja sanitare që gjenden në fotografinë nga spitali i Gjevgjelisë do të dënohen me mjete financiare, ka vendosur komisioni disiplinor i formuar në spital.

Drejtori Sretko Jovanov theksoi se Komisioni do të ketë takim gjatë këtyre ditëve për të caktuar sasinë e dënimit për ekipin mjekësor që është fotografuar në mes të operacionit, përderisa pacienti e ka pasur të humbur vetëdijen.

Mjekja anesteziolog e cila e ka publikuar fotografinë në profilin e saj në Facebook është e punësuar në klinikën Karil në Shkup dhe sipas Jovanov për sanksionimin e saj do të vendosin drejtuesit e atjeshëm, ndërsa raporti i rastit tashmë është dërguar në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *