Home / Lajme / Kronika e zezë / Dramë e vërtetë në Tetovë: refuzojnë ofertën për marrëdhënie intime, dy vajzat mbyllen me dhunë në banesë!

Dramë e vërtetë në Tetovë: refuzojnë ofertën për marrëdhënie intime, dy vajzat mbyllen me dhunë në banesë!

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në Tetovë.

SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 27-vjeçarit K.A. nga Kosova dhe ndaj një personi të paidentifikuar deri tani, për shkak të dyshimit se kanë mbyllur në një dhomë dhe i kanë sulmuar dy vajza, – transmeton “Tetova1”.
Bëhet me dije se rreth orës 4:30 D.M., 29-vjeçe nga Podgorica, dhe K.C., 20-vjeçe nga Kërçova, gjersa kanë dalë nga një objekt hotelierik në rrugën për në Bërvenicë, janë ndaluar nga të akuzuarit.
Të njëjtit u kanë ofruar nga 50 euro që ato të shkonin në banesën e tyre; pasiqë i kanë refuzuar, me dhunë i kanë dërguar në banesë, duke u munduar të kryejnë akte gjinore pa dëshirën e tyre.

Gjithashtu lexo

Zjarr në Zhelinë të Tetovës, digjet një shtëpi e braktisur

Dje rreth orës 15:20 në fshatin Zhelinë të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *