Home / Lajme / Maqedoni / DW: Ministrat e ri pa përvojë në kulmin e krizës politike

DW: Ministrat e ri pa përvojë në kulmin e krizës politike

Pas tërheqjes së Ministrave nga rradhët e BDI-së me vendim të prer nga lideri I kësaj partie, Ali Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar anëtarë të ri të Qeverisë.

Sipas mediumit gjerman Dojçe Vele e cile sot doli me një artikull lidhur me emërimin e Ministrave të rinjë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ku konsideron se hendikep i tyre nuk është mosha por mungesa e përvojës që të udhëheqin me këto resore qeveritare në kohë kur vendin e ka kapluar kriza politike.

Këto janë një pjesë e reagimeve të para që kur mbrëm Bashkimi Demokratik për Integrim i kumtoi emrat e kandidatëve të rinjë për Ministra. “Në përputhje me vendimin unanim të kryesisë qendrore të BDI-së si dhe me kompetencat statutare Kryetari Ahmeti vendosi që të propozoj kandidatë për përfaqësues në pushtetin ekzekutiv”, kumtuan mbrëm nga BDI. Sipas Dojçe Veles deri te përpilimi i listës definitive në opinion kanë qarkullar në mënyrë spekulative shumë emra, por gati të gjithë të panjohur për opinionin e gjërë.

E tillë është edhe gjendja në listën definitive që Ahmeti do të ia propozoj Kryeministrit Emil Dimitriev. Por sipas njohësve të cilët e njohin BDI-në, thonë se personat e zgjedhur nuk janë edhe aq të ri sepse edhe deri më tani një pjesë e tyre kanë qenë pjesë përbërëse e këshillave drejtues.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *