Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy të moshuar nga Meletina e Tetovës rrihen mes vete

Dy të moshuar nga Meletina e Tetovës rrihen mes vete

57 vjeçari B.H nga fshati Miletinë i Tetovës njoftoi se dje rreth orës 13 e 30 minuta u sulmua fizikisht nga bashkëfshatari dhe familjari i tij A.R (60) nga i njëjti fshat, njofton SPB-Tetovë.

Duke lëvizur me traktorin e tij në një rrugë të paasfaltuar, ai është takuar me A.R me të cilin një kohë të gjatë kanë pasur marrëdhënie të këqija, dhe pas një përleshjeje të shkurtër verbale, sipas raportuesit, ai e ka goditur atë në kokë me një shat të vogël.

Pastaj B.H ka kërcyer nga traktori për t’u mbrojtur dhe ka arritur t’ia marr shatin e tij, ndërsa traktori ka vazhduar duke lëvizur dhe është përplasur me murin e shtëpisë së A.R dhe kjo ka shkaktuar atij dëme, e cila ishte vlerësuar fillimisht me 20 mijë denarë.

Menjëherë pas kësaj, të dy personat e përfshirë janë thirrur në departamentin e policisë në Zherovjanë, është diskutuar me ta dhe pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve që lidhen me të do të ndiqen me parashtresat e duhura.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *