Home / Kuriozitete / E kthen librin në bibliotekë 67 vjet me vonesë, por i shpëton dënimit 24 mijë dollarësh (Foto)

E kthen librin në bibliotekë 67 vjet me vonesë, por i shpëton dënimit 24 mijë dollarësh (Foto)

Një grua e ka kthyer një libër në një bibliotekë në Zelandë të Re 67 vjet më vonë se që është dashur.

Libri i titulluar “Mitet dhe Legjendat” (Myths and Legends) nga AW Reed, ishte marrë nga biblioteka nga një vajzë në vitin 1948 dhe s’ishte parë më kurrë.

Por, këtë të enjte, një grua e ktheu librin në bibliotekën “Auclkand” duke e tronditur bibliotekarin, të cilin e kishte pyetur se çfarë shume do të duhej të paguante ajo për vonim në kthimin e librit, të cilin e ka kthyer 24 mijë e 605 ditë më vonë se afati i fundit, transmeton Gazeta Express.

Bibliotekari, Zoe Cornelius, tha: “Ajo me tha se e kishte marrë librin në kohën kur kishte qenë fëmijë dhe se kishte menduar ta kthej atë për vite të tera.”
“U duk paksa e turpëruar. Dosido, jam i kënaqur sepse ajo me tha se e ka lexuar librin shumë, shumë herë nëpër dekada dhe se i ka pëlqyer, gjë që me ka bërë të lumtur, sepse libri ka qenë në një shtëpi të mirë dhe se e kanë dashur,” përfundoi ai.

Megjithatë, gruaja nuk do t’iu nënshtrohet asnjë dënimi për vonesë, sipas Cronelius, sepse ka qenë vetëm një fëmijë kur e ka marrë librin dhe biblioteka nuk i ngarkon fëmijët me dënime për vonesë në kthimin e librave që i marrin nga kjo bibliotekë.
1533_1461920788-3361094

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *