Home / Kryesoret / Edhe ish shefi i sigurimit të Gruevskit i përfshirë në vrasjen e maturantit Neshkovski, amnestohet nga Ivanovi

Edhe ish shefi i sigurimit të Gruevskit i përfshirë në vrasjen e maturantit Neshkovski, amnestohet nga Ivanovi

Pas publikimit të listës nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në lidhje me amnestimin e personave të dyshuar për vepra penale, gjendet edhe ish shefi i sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për Dejan Mitrovskin i njohur me nofkën “Urko”, i cili ka qenë I involvuar në vdekjen e të riut maqedonas, Martin Neshkovski, i cili nga goditjet e forta ndërroi jetë në manifestimin qendrorë të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011 në Shkup.

Ndryshe gjatë publikimit të aferës së përgjimeve në njërën nga bombat e Zaevit përmendet ish shefi i sigurimit të Kryeministrit, Dejan Mitrovski i njohur si Urko, ku thuhet se Urko e ka fshehur dy ditë vrasjen e maturantit maqedonas në Shkup. Në audio-regjistrimin e publikuar mes Jankullovskës dhe Martin Protugjer, bisedohet që Dejan Mitrovski i njohur si “Urko” e ka fshehur rastin e vrasjes plotë 48 orë. Jankullovska ka biseduar me Urkon, por ky i fundit I ka thënë se nuk ka ditur se si të vepron.

Jankullovska pastaj I ka thënë Urkos se me vrasjen e Neshkovskit puna është ngatërruar aq shumë, saqë duhet që sa më shpejtë të përfundojë. Më pas ish ministrja e policisë, Jankullovska ka folur se si të përgatis skenarë që të dalë para mediumeve për të arsyetuar prezencën e policit i cili edhe pse nuk ka qenë në detyrë, ka marr pjesë në solemnitetin e VMRO-DPMNE-së dhe me disa goditje të rënda ka shkaktuar vdekjen e të riut 18 vjeçarë nga Shkupi.

Nga ana tjetër faljen e ish shefit të sigurimit të Nikolla Gruevskit e ka komentuar për Zhurnal edhe ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Stojan Andov.

Ai thotë se ndjehet i befasuar nga ky vendim dhe kërkon sqarim nga Presidenti Gjorge Ivanov që të arsyetojë faljen e tij. “Mbetet që Presidenti të jep sqarime se si personi në fjalë është gjetur në listen për falje. Ndërsa ne si opinion publik që të gjejm arsyetimin se a duhej të ishte në listë i njejti apo jo”, ka deklaruar për Zhurnal, Stojan Andov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *