Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Dy persona nga Maqedonia në listën e “miliarderëve të fshehtë” në Panama (Foto)

Ekskluzive: Dy persona nga Maqedonia në listën e “miliarderëve të fshehtë” në Panama (Foto)

Dy persona dhe dy kompani nga Maqedonia paraqiten në listën e biznesmenëve, politikanëve dhe figurave tjera publike, që kanë fshehur miliarda në Panama.

Një hartë e publikuar në skandalin “Panama Papers” ka zbuluar të dhëna për fshehjen e pasurive për nga çdo shtet.
Nga Maqedonia rezulton se ka dy kompani dhe dy persona në parajsën fiskale te zbuluar. Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Maqedoninë në këtë Hartë.

Tani për tani nuk bëhen të ditur emrat e pesonave e as të kompanive nga Maqedonia, por kjo do të ndodhë së shpejti.

Personat që kanë fshehur pasurinë në zonat offshore pritet të publikohen së shpejti në media, pasi mbi 11 milion dokumente do të bëhen publike, njofton lapsi.al.

Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi. Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët.

Lista e publikuar në faqen e internetit përfshin kryeministrin e Islandës dhe Pakistanit, presidentin e Ukrainës dhe mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.

Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive.

Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka. Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale. (Gazeta Tema&Lajm)

Maurisio Makri

Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui

Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb

Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani

Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al

Saud

Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani

President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi

(2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko

Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko

President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë,

Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev

President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)

Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe

motra

Li Xiaolin

Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg

Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së

Vladimir Putin

Sergey Roldugin

Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf

Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e

tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron

Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David

Cameron

Alaa Mubarak

Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor

Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001-

2009)

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib

I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz

Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor

Kirchner

Juan Armando Hinojosa

Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka

një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón

Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma

Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré

E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *