Home / Kryesoret / EULEX-i do të mbetet në Kosovë edhe pas qershorit

EULEX-i do të mbetet në Kosovë edhe pas qershorit

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) nuk do t’i paketojë valixhet as pas dy muajsh. Do të vazhdojë punën edhe pas 14 qershorit, datë kur i skadon mandati aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë konfirmuar se Bashkimi Evropian nuk do që ta përmbyllë këtë mision, por është i gatshëm që t’ia përgjysmojë stafin dhe ta mbajë atë me mandatin që i ishte ridefinuar dy vjet më parë, kur komponenti ekzekutiv i ishte reduktuar dhe kur objektivë parësore ishte përcaktuar monitorimi, mentorimi dhe këshillimi.

Autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it.
Për këtë qëllim, gjatë javës në Kosovë ka qëndruar udhëheqësi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, i cili, sipas burimeve të gazetës, është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Isa Mustafa, takime të cilat asnjëri institucion nuk i ka bërë të ditura.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *