Home / Kryesoret / Fatime Fetai: Drejtësia do të arrijë çdokënd që ka shkel ligjin

Fatime Fetai: Drejtësia do të arrijë çdokënd që ka shkel ligjin

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai gjatë konferencës për shtyp ka dërguar një porosi të gjithë atyre që drejtojnë kërcënime dhe po e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale.

“Këtyre ditëve janë shtuar porositë, kërcënimet dhe metodat e ndryshme ndaj institucionit tone. Porosia ndaj atyre që pengojnë punën dhe kërcënohen prokurorëve është e qartë. Ne ju themi se drejtësia do të arrijë secilin që ka shkelur ligjin. Të gjithë qytetarët janë të njëjtë. Do të luftojmë për drejtësi, sepse besojmë se ajo është në interes të vendit tonë”, ka thënë prokuroja Fetai duke dhënë detaje në lidhje me rastin e ri të hapur “TNT”, që ka të bëj me shembjen e objektit “Kosmos”, të politikanit Fiat Canovski.

Sipas Fetait në këtë lëndë janë plotësuar apetitet e tani më politikanit të falur, Nikolla Gruevski dhe Milje Janakievski, të cilët sipas PSP-së kanë dëshiruar t’i hakmerren Canoskit, për arsye se asokohe ka braktisur koalicionin qeveritar dhe ka kaluar në koalicion me LSDM-në.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *