Home / Lajme / Maqedoni / Festim Halili mori postin e zëvendëskryeministrit

Festim Halili mori postin e zëvendëskryeministrit

Festim Halili sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e zëvendëskryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Oherit nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Musa Xhaferri.

Në këtë rast, Xhaferri e njoftoi zëvendëskryeministrin e ri me funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth angazhimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij dokumenti paqësor si dhe me angazhimet tjera.

Zëvendëskryeministri i ri Halili theksoi se prioritet do të ketë vazhdimin e zbatimit të MO-së sepse kjo marrëveshje historike, sipas tij, është e një rëndësie të madhe për vendin në krijimin e një shoqërie shumë etnike që na shpie drejt integrimeve euro-atlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *