Home / Kryesoret / FFM-ja nuk do ta dënojë ekipin e Vardarit dhe huliganët maqedonas për incidentin me kyesinë e KF Shkëndijës

FFM-ja nuk do ta dënojë ekipin e Vardarit dhe huliganët maqedonas për incidentin me kyesinë e KF Shkëndijës

Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur që të mos ngritë asnjë procedurë disciplinore ndaj ekipit të Vardarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni ka konstatuar se nuk ka kushte për të vepruar dhe vendosur një masë disciplinore për ekipin e Vardarit, në lidhje me ndeshjen KF Vardar – KF Shkëndija, të javës së 27 të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë.

Arsyet lidhen me afatet e rregullores disciplinore, që kanë ndikuar në moskompletimin e dokumentacionit të plotë, si edhe nuk është plotësuar kushti që fillimisht duhet të ndëgjohen palët, e më pastaj të dënohet ndonjëra palë.

Ndryshe, gjatë kësaj ndeshje, udhëheqësia e ekipit të KF Shkëndijës u sulmua nga tifozët e dhunshëm ”Komitat” e Vardarit, kur ata festuan golin e barazimit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *