Home / Kryesoret / FRODEM: Dimitriev e suspendoi Marrëveshjen e Përzhinos

FRODEM: Dimitriev e suspendoi Marrëveshjen e Përzhinos

Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM) reagoi ndaj suspendimit të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e Emil Dimitriev, ku ashtu si përmendet, në mënyrë anti juridike është vendosur në pozitën e kryeministrit të përkohshëm i cili po i prish aktet dhe vendimet, transmeton TetovaSot.

“Qeveria e Maqedonisë, në pajtueshmëri me Kushtetutën e R.M. dhe vendimit për shpërbërjen e Parlamentit është në dorëheqje. Kjo nënkupton se ajo kryen vetëm punë teknike deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit dhe qeverisë së re.

Me një sjellje të këtillë prishet marrëveshja e Përzhinos me çka në mënyrë direkte prishet stabiliteti i vendit. FRODEM e përkujton Zoran Zaevin si lider i opozitës së ministrat që janë vendosur në pajtueshmëri me marrëveshjen e Përzhinos nuk janë ministrat e tij, as të LSDM-së, por janë ministra që dolën nga mbledhja e madhe qytetare me 17 maj të vitit 2015.

Këto ministra dhe zëvendës ministra janë garantues të sigurisë elementare të qytetarëve nga regjimit, dhe duhet që të krijojnë kushte për zgjedhje legale.

Të gjitha taktizimet politike për dorëheqjen e ministrave dhe ankesat për mbajtje peng të ministrave i vlerësojmë si të panevojshme”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *