Home / Lajme / Maqedoni / FRODEM: Gruevski nuk e refuzoi faljen e Ivanovit dhe me këtë e pranoi se është fajtor

FRODEM: Gruevski nuk e refuzoi faljen e Ivanovit dhe me këtë e pranoi se është fajtor

Nikolla Gruevski nuk e refuzoi faljen e Ivanovit dhe me këtë e pranoi se praktikisht është fajtor. Shqetëson fakti se me çfarë lehtësie po i ndërron faktet dhe manipulimet me të cilat para nesh shikon në sy dhe na gënjen. Të gjithë e kanë të qartë se akti i Ivanovit është i diktuar prej shtabit partiak të DPMNE-së, reaguan nga FRODEM, transmeton TetovaSot.

“Shpreh një mllef të fuqishëm nga akti i paligjshëm i Ivanovit për faljen e përgjithshme. Kjo është një letër higjienike e cila askujt asgjë nuk i garanton, as që i jep të drejt ose lirim prej hetimi. Përkundrazi, secilit mundet që t`i jepet një shenjë e kriminelit që tenton në mënyrë jo legjitime të ikë nga dora e drejtësisë e cila gjithmonë është e gjatë dhe e palodhshme”, reaguan nga FRODEM.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *