Home / Kryesoret / Fuere: Ose kompromis ose ligji i rrugës

Fuere: Ose kompromis ose ligji i rrugës

Ngjarjet e mbrëmshme në skenën politike në Maqedoni, përmes profilit të tij në Facebook i ka komentuar edhe ish ambasadori evropian në Maqedoni, Erwan Fouere.

“Kjo nënkupton fundin e sundimit të ligjit në Maqedoni nën udhëheqjen aktuale …. Në rast se Presidenti nuk do jep dorëheqje, cila është zgjedhja që u mbetet qytetarëve të Maqedonisë…? Ose formula e Victor Hugo ” la loi du pavé ” (ligji i rrugës), ose partia në pushtet ta pranojë nevojën për kompromis dhe shtyrje të zgjedhjeve të parakohshme, deri në përmbushje të TË GJITHA kushteve për zgjedhje të besueshme, pa marrë parasysh se sa kohë do të nevojitet. Edhe një herë janë qytetarët viktimë e politikave partiake të partive në pushtet”, porosit Fouere.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *