Home / Kryesoret / Gazetarët nga Maqedonia: Dokumentari nga Zona Express “Kurthi i Kumanovës”, tallje me opinionin shqiptar

Gazetarët nga Maqedonia: Dokumentari nga Zona Express “Kurthi i Kumanovës”, tallje me opinionin shqiptar

Gazetari dhe publicisti Emin Azemi me një koment në rrjetin social në fejsbuk profilin e tij ka ironizuar me ekipin e gazetarëve të portalit Gazetaexpress lidhur me dokumentarin e paralajmëruar në mënyrë pompoze me titullin “Kurthi i Kumanovës”, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.

“Një ekip gazetarësh nga Prishtina paska ardhur në Kumanovë për të na treguar se sa i ”hollë” është Sasho Ordanovski në analizat e tija. Do të duhej një ditë të shkojmë edhe ne në Prishtinë dhe për zhvillimet atje të ”informohemi” nga ndonjë gazetar serb i Mitrovicës së veriut, sepse si duke atje qenka kjo ”shkollë” gazetarie që na u zbulua tash në këtë dokumentar të paralajmëruar si shumë ”ekskluziv”…

Shumëçka në atë dokumentar është thënë e stërthënë nga gazetarët shqiptarë të Maqedonisë, por ç’ti bësh kur megalomania për të ”prekur zenitin” nuk shkon përtej hijes së një gazetari, tash më të konsumuar, siç është Ordanovski”, ka shkruar në fejsbuk profilin e tij Azemi.

Nga ana tjetër edhe kryeredaktori i televizionit SHENJA.TV Ismail Sinani, gjtihashtu në fejsbuk profilin e tij shkruan se pa dashur të përbuz punën që e kanë bërë gazetarët e Gazeta Express lidhur me dokumentarin e tyre për ngjarjet e Kumanovës më 9 maj, ai mendon se gazetarët e “Gazeta Express”-it, janë tallur me opinionin shqiptar, e sidomos atë në Kosovë, kur thonë se avokati i të pandehurve “zbulon diçka shokuese” për dy të vrarë pas prangosjes.

“Pa dashur ta përbuzi punën që e kanë bërë gazetarët e Gazeta Express lidhur me dokumentarin e tyre për ngjarjet e Kumanovës më 9 maj, më duhet thënë publikisht se ata në një farë mënyrë e kanë tallur opinionin shqiptar, e sidomos atë në Kosovë, kur thonë se avokati i të pandehurve “zbulon diçka shokuese” për dy të vrarë pas prangosjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *