Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë tërë natës u rinovua zyra e Gjorgje Ivanovit

Gjatë tërë natës u rinovua zyra e Gjorgje Ivanovit

Gjatë tërë natës dhe sot në mëngjes u rinovua dhe rregullua zyra e Gjorgje Ivanov në qendër të Shkupit, e cila në tërësi u demolua, ndërsa fotografitë e tij u dogjën, transmeton TetovaSot.

Janë ndërruar edhe xhamat e thyera në ministrinë e drejtësisë.

Mbrëmë një grup i vogël prej rreth 100 protestuesve gjatë ikjes nga protesta e shprehën mllefin e tyre për shkak të faljes masive dhe mbrojtjes së krimit nga ana e Gjorgje Ivanovit.

Rreth njëqind përfaqësues të njësisë speciale të MPB reaguan me largimin e protestuesve, ku u lënduan edhe persona të cilët në mënyrë të qetë kalonin nëpër qendër të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *