Home / Lajme / Rajon / Gjendet trupi i pajetë i 15 vjeçarit të mbytur në Lumë

Gjendet trupi i pajetë i 15 vjeçarit të mbytur në Lumë

Policia e Pejës ka konfirmuar sot se rreth orës 12:00 është gjetur trupi i pa jetë i 15 vjeçarit H.A. nga fshati Llabjan i Pejës, i cili para dy ditësh është mbytur në valët e Lumëbardhit në fshatin Gllaviqicë.

Zhytësit e Njësitit të shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, e kanë gjetur trupin e pajetë rreth 500 metra poshtë vendit ku ai ishte fundosur në një vorbull uji, ndër pendë, raporton Koha Ditore.

I riu H.A. është zhdukur në lumë të mërkurën në mesditë. Në shoqërim të tij kanë qenë dy shokë, më të cilët kishte dalë të peshkojë në lume.

Sipas dëshmive që shokët e tij kanë dhënë në polici, ata kishin vërejtur një top në ujë dhe H.A është futur në lum për të marr topin por ai është fundosur dhe nuk ka qenë në gjendje më të dalë.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *