Home / Kryesoret / Gjorgje Ivanov: Maqedonia nuk është shtet armik i Greqisë

Gjorgje Ivanov: Maqedonia nuk është shtet armik i Greqisë

Gjorgje Ivanov në një intervistë për “To Vima” e pranoi se ka pasur disa takime me kryeministrin grek Cipras, transmeton TetovaSot.

I pyetur se pse janë ngrirë bisedimet për çështjen e emrit, kryetarit Ivanov porositi se ai gjithmonë ka qenë i përgatitur për takime direkte me cilin do politikan nga Greqia.

“Takimet e mia me kryeministrin Cipras janë shpresëdhënëse”, theksoi Ivanov. Realitet është se Republika e Maqedonisë është një shtet i pavarur, dhe me zgjidhje të njëanshme, të imponuara, është e pamundur që të mbyllim këtë çështje.

Teza që po shpërndahet nga politikan të caktuar grek, se Maqedonia po tenton që investimin e saj në krizën e refugjatëve ta tregtoj për anëtarësim në NATO ose BE, Ivanov e vlerësoi si nebuloze.

Ivanov shpreson se shumica e grekëve do të kuptojnë se Republika e Maqedonisë nuk është armik i vendit të tyre, por përkundrazi, është popull me të cilin Greqia ndan shumë më shumë sesa duket në shikim të parë.

“Do të dëshiroje që të ketë një numër të mjaftueshëm politikanësh në Athinë që do të kishin guxim ta pranonin këtë dhe ta lidhnin me faktin e pamohueshëm se një shtet i sigurt, stabil dhe i përparuar në kufirin verior, vend anëtar në BE dhe në NATO, është interesi më i mirë strategjik i Greqisë”, porositi Ivano

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *