Home / Sport / Goli i Vardarit nga pozita jasht loje, arbitrat nuk reagojnë

Goli i Vardarit nga pozita jasht loje, arbitrat nuk reagojnë

Përkundër dominimit në takimin e një jave më parë, djemtë e trajnerit Akrapoviq nisën takimin shumë keq, ndërsa në minutën e tretë u desh intervenimi i shkëlqyeshëm i Zahovit për të shpëtuar goditjen me kokë të Hambarxhumjanit. Ky ishte paralajmërim prej ku do të vinte rreziku dhe në minutën e 9-të pas një topi të humbur në mesfushë, topi transferohet në të djathtë për Hambarxhumjanin, i cili asiston para portës ku Jasir Asani nga pozicioni jashtëloje shënon për epërsi 1:0 të Vardarit. Një minutë më vonë Ibraimi tenton portën, por bllokohet nga Novak që u duk sikur u shërbye me dorë, mirëpo arbitrat treguan loja të vazhdojë.

Vardari bën një hap përpara në luftën për titullin e kampionit, mirëpo është për të ardhur keq që kjo ndodh shkaku i një gabimi të arbitrave që ndikojnë direkt në epilogun final të kësaj përballeje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *