Home / Kryesoret / Greqia dërgon në Turqi 202 emigrantë

Greqia dërgon në Turqi 202 emigrantë

Greqia i ka dërguar më se 200 emigrantë në Turqi, në valën e parë të dëbimit sipas planit të Bashkimit Evropian për zbutjen e migrimit masiv në Evropë.

Gjithsej, 202 persona nga 11 vende, 191 meshkuj dhe 11 femra, janë dërguar në Turqi nga ishujt grekë, Lesbos dhe Kios, gjatë ditës së djeshme.

Nga ana tjetër, 43 azilkërkues nga Siria janë dërguar mbrëmë në Gjermani dhe Greqi nga Turqia, po ashtu, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, lidhur me krizën e emigrantëve në Evropë.
Kjo marrëveshje është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *