Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i thotë Ivanovit, thuaj Bejlit që të mos bëhet shef në Maqedoni

Gruevski i thotë Ivanovit, thuaj Bejlit që të mos bëhet shef në Maqedoni

Deklarata e fundit e Presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov, po tronditë Bashkësinë ndërkombëtare. Për herë të parë Presidenti Ivanov, ka adresuar kritika të fuqishme ndaj Ambasadorit amerikan në Shkup, Xhes Bejli, duke i thënë shkurt dhe qartë.

“Mos aktroni që të bëheni sherif në Maqedoni”, ka deklaruar Ivanov duke i komentuar reagimet e fundit të State Departamentit amerikan dhe Ambasadorëve të huaj në Shkup. Gjorge Ivanov madje shkon edhe aq largë saqë i shpall luftë Bashkësisë ndërkombëtare duke e akuzuar drejtëpërsëdrejti, se Ambasadori amerikan dhe Ambasadorët evropian po ndikojnë drejtpërdrejtë në Gjykatat e Maqedonisë.

Ivanov del në mbrojtje të ish ministers, Gordana Jankullovska, e cila gjatë pjesmarrjes së fundit në Gjykatë, kaloi në një atmosferë të tmerrshme, sepse gjykatësi u alivanos për shkak të presioneve siç thotë Ivanovi, nga ana e Ambasadorit Bejli, shkruan Zhurnal.

“Gjykatësit gjenden nën një presion të paparë nga të gjitha anët. Përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare po shëtisin nëpër gjykatat deri sa ata duhet të sjellin vendime se vallë dikush duhet të paraburgoset ose jo. Para disa ditësh një gjykatës shkoi në Spital, pasi humbi vetëdijen gjatë kohës së marrjes në pyetje. Friksohem se Repubika e Maqedonisë mund ti ngjanë një Maqedonie të shekullit të kaluar të viteve të njëzeta, e cila u shndërrua në përplasje të ndërsjellë përmes likuidimeve fizike. Të përkujtojmë se edhe atëherë ata kanë qenë të motivuara nga faktori i huaj”, ka deklaruar Presidenti Ivanov.

Ndryshe, presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, është dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. Këto veprime të Ivanovit bëhen me qëllim që bashkëpunëtorët më të ngushtë të VMRO-DPMNE-së të shpëtojnë nga burgu.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *